Kryetari i PD-së, Sali Berisha e konsideroi forcën më të madhe opozitare jo udhëheqëse, por aksionere e frontit të opozitës ku secili do të ketë zërin e vet. A i referohej në këtë rast edhe Ilir Metës? Më shumë gjasa po.
Sepse Ilir Meta ishte ‘mot a mot’ mbështetës i kauzave që Berisha hodhi në protestë, duke veçuar dy prej tyre; Mbështetjen e Shqipërisë për hapjen e negociatave, pra orientimin e vendit drejt BE-së dhe kundërshtimin e nismës së ‘Ballkanit të Hapur’ kur Meta nënvizoi ndër radhë se duhet mbështetur procesi i Berlinit.
”Manifestimi masiv paqësor i organizuar dje në Tiranë nga opozita dhe aktivistët e shoqërisë civile shqiptare ishte imazhi më i bukur i një shoqërie të gjallë dhe një demokracie në veprim.
Kauzat e vërteta dhe të drejta, që u ngritën gjatë kësaj proteste, duhet të zgjojnë të gjitha institucionet pa vonesë.
Nuk mund të ketë asnjë justifikim ndaj palëvizshmërisë së organeve të drejtësisë pas megaskandaleve korruptive, që vazhdojnë të zbulohen dhe denoncohen çdo ditë.

Nuk mund të mbulohet me asnjë fantazi varfëria e skajshme, që po i detyron shqiptarët të mërgojnë plot dëshpërim.
Uroj që zëri qytetar të dëgjohet dhe kuptohet si duhet, duke nxitur llogaridhënien në të gjitha nivelet, së bashku me marrjen e përgjegjësive si detyrim ligjor dhe njëkohësisht politik”, shkruan Meta duke përcjellë një foto nga protesta që ishte shpërndarë më herët edhe nga Sali Berisha.
“Përshëndes gjithashtu qëndrimin e vendosur të opozitës shqiptare në mbështetje të nisjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, dhe të forcimit të bashkëpunimit rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.
Këto mesazhe dhe fryma paqësore që karakterizoi këtë protestë, e bëjnë Shqipërinë më europiane, më demokratike dhe më shpresëdhënëse!”, shkruan ai
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje