Gazeta Si – Ukraina po mbledh një milion forca luftarake të pajisura me armë perëndimore për të rimarrë territoret jugore të pushtuara nga Rusia.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes i Kievit, Oleksii Reznikov, në një intervistë për gazetën britanike “Sunday Times”.
Ai ka deklaruar për presidentin Volodymyr Zelensky se ka dhënë urdhër për zhvillimin e planeve për çlirimin e zonave bregdetare, të konsideruara jetike për vendin.
“Ne e kuptojmë se është politikisht e nevojshme. Presidenti ka udhëzuar komandën e lartë për të zhvilluar planet dhe shtabi i përgjithshëm do të komunikojë atë që nevojitet”, shpjegoi Reznikov.
“Një sulm me raketa në qytetin Chasiv Yar në rajonin e Donetskut. Të gjithë ata që japin urdhra për bastisje të tilla, të gjithë ata që i kryejnë duke synuar qytetet tona, zonat e banuara, vrasin në një mënyrë absolutisht të qëllimshme. Pas sulmeve të tilla, ata nuk do të mund të thonë se nuk e dinë ose nuk e kanë kuptuar. Dënimi është i pashmangshëm për çdo vrasës rus. Absolutisht të gjitha”.
Kështu ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një video-mesazh në rrjetet sociale.
“Ashtu si nazistët, – shton ai, – dhe ata nuk duhet të presin që shteti i tyre t’i mbrojë ata. Rusia do të jetë e para që do t’i braktisë kur të ndryshojnë rrethanat politike”.
Ndërkohë, zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk, u bëri thirrje edhe një herë banorëve të rretheve të pushtuara të rajoneve Kherson dhe Zaporizhzhia që të evakuohen sa më shpejt të jetë e mundur me të gjitha mjetet në dispozicion.
“Është e nevojshme të bëhet kjo në mënyrë që forcat e armatosura të Ukrainës të mos rrezikojnë popullsinë civile gjatë operacioneve sulmuese”, tha Vereshchuk.
Këshilli i Qarkut Kherson u ka kërkuar gjithashtu banorëve të rajonit të largohen nga territori i pushtuar nga rusët, duke iu drejtuar gjithashtu atyre që nuk kanë ku të strehohen, ushqime dhe furnizime me ujë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje