Ne rrjet

Scholz letër Shkupit: Pranoni kompromisin francez

Kancelari gjerman Olaf Scholz, përmes një letre dërguar për autoritetet e Maqedonisë së Veriut, u ka bërë thirrje që të pranojnë propozimin francez me qëllim që të hapen zyrtarisht negociatat me BE-në. 

“Vendi juaj përsëri po përballet me një sjellje të një vendimi të rëndësishëm. A dëshironi të pranoni kompromisin evropian? Dhe me këtë, 17 vite pas ndarjes së statusit të kandidatit për anëtarësim në BE, mundet përfundimisht të mbahet konferenca e parë për anëtarësim. Kjo do të ishte një hap që do t’u afronte deri te anëtarësimi në BE dhe do të tejkalohet bllokada. Unë kuptoj padurimin tuaj dhe frustrimin tuaj. Madje edhe e ndaj këtë bashkë me ju!

Unë ju kuptoj kur thoni: Neve shumë gjatë dhe shumë na është premtuar. Kjo që kërkohej prej neve ishte e tepërt. Unë kuptoj dyshimet tuaja nëse me këtë hap me të vërtetë do të hapet rruga për në BE. Unë dua të jem i sinqertë me ju. Madje edhe pas pranimit të këtij kompromisi, procesi për hyrje në BE nuk do të jetë i lehtë. Do të ketë edhe pengesa tjera të cilat duhet të tejkalohen. Por, unë gjithashtu dua t’u them: Së bashku do t’i tejkalojmë detyrat që na presin.

Sepse duam që të jeni anëtare e BE-së. Ne ju duam juve të nderuar maqedonas dhe maqedonase, të anëtarësuar në një Union ku ruhen dhe kujdesen veçoritë tuaja kulturore, gjuhët dhe identitetet. Kjo na bën të fortë bashkërisht. Të gjithë e dimë se kompromiset ndonjëherë janë të dhimbshme. Bashkimi Evropian përbëhet nga kompromiset, çdo ditë. Por, unë fuqishëm jam i sigurt se madje edhe kompromiset e vështira në fund gjithnjë na bëjnë më të fortë dhe na çojnë përpara. Ne jemi dhe do të ngelemi në anën tuaj!”, thuhet në letër.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë