Gazeta Si – Kremlini duket se është shumë larg rinisjes së bisedimeve për paqe me Ukrainën apo faktorë të tjerë ndërkombëtarë.
Nga ana tjetër, rreziku i një konflikti mes fuqive bërthamore është gjithnjë e më i lartë.
“Pas provokimit të një përkeqësimi të krizës ukrainase dhe një konfrontimi të ashpër hibrid me Moskën, Uashingtoni dhe aleatët e tij po shkojnë në mënyrë të rrezikshme në prag të një konfrontimi të hapur ushtarak me Rusinë, që nënkupton një konflikt të armatosur të drejtpërdrejtë midis fuqive bërthamore”.
Kjo është nënvizuar nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, sipas raportimeve të agjencisë ruse të lajmeve Tass.
Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, theksoi se për momentin nuk flitet për rifillimin e negociatave me Ukrainën.
“Jo, kjo nuk bëhet fjalë tani”, u tha Peskov gazetarëve kur u pyet nëse presidenti rus Vladimir Putin dhe kolegu turk Rexhep Tajip Erdogan diskutuan rifillimin e negociatave me Ukrainën gjatë një bisede telefonike dje.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka përditësuar shifrat e saj më të fundit mbi luftëtarët që i janë bashkuar Ukrainës nga e gjithë bota.
Dhjetëra e dhjetëra “mercenarë të huaj”, duke përfshirë “më shumë se 160 polakë, 50 gjeorgjianë dhe 23 britanikë u vranë në tre javë” në Ukrainë.
Lajmi u njoftua nga Ministria ruse e Mbrojtjes, e cila u bën thirrje luftëtarëve të huaj “të mendohen dy herë dhe të kthehen të gjallë në shtëpi”, duke paralajmëruar se ata që do të kapen do të përballen me dënimin maksimal me burg.
Pavarësisht mbërritjes së 151 mercenarëve të tjerë, 391 luftëtarë të huaj janë vrarë. 240 të tjerë janë tërhequr “jashtë territorit të Ukrainës”, tha ministria.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje