Bota

Vulin trazon politikën serbe, opozita: Është urdhër i Vuçiçit!

Deklarata e ministrin serb të Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka nxitur reagime të shumta edhe brenda Serbisë.

Vulin deklaroi se për të arritur stabilitet në rajon duhet që të gjithë serbët të jetojnë në një shtet.

Lidhja e Social Demokratëve të Vojvodinës (LSV) akuzoi Vulin se kërkon të nxisë luftëra të reja në Ballkan, me urdhër të presidentit Vuçiç.

“Deklarata luftarake e ministrit Vulin sie për stabilitetin e Ballkanit është e nevojshme që të gjithë serbët të jetojnë në një shtet është një moto e sajuar keq e shefit të tij Vuçiç dhe idetë e tij të fundit për botën serbe”, tha zyrtarja e LSV Nevena Subotiç në një deklaratë.

Subotiç vlerësoi se për stabilitetin e Ballkanit nuk është e nevojshme që serbët të jetojnë në një shtet, por të ndalet politika luftarake e politikanëve ballkanikë të paaftë dhe arrogantë.

Më tej ajo ka kërkuar nga presidenti i Serbisë që të distancohet nga deklarata të tilla nëse nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Serbisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë