Gazeta Si – Kryeministri Edi Rama pritet të takohet këtë të mërkurë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s në Bruksel.
Në fokus të diskutimit është baza detare e NATO-s në Porto Romano dhe lufta në Ukrainë.
Pak ditë më parë Rama bëri publike edhe propozimin e qeverisë shqiptare për instalimin e një bazë ushtarake të aleancës euroarlantike në portin e ri të Durrësit, e cila sipas tij ka ngjallur jo pak interes por edhe vullnet për të biseduar.
Sipas kreut të ekzekutivit në portin e ri që do të jetë në Porto Romano, përveç pjesës komerciale tregtare, parashikohet që të ketë edhe një bazë ushtarake.
Eksperët shqiptarë në bashkëpunimin me ato të NATO-s do të parashtrojnë edhe projektin në detaje për të vijuar më pas edhe me hapat konkret në terren.
Por përveç bazës ushtarake të NATO-s në Durrës, pjesë të diskutimeve mes kryeministrit shqiptar dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Alenacës do të jetë edhe lufta në Ukrainë.
Në fund të takimit është parashikuar edhe një konferencë për shtyp të dy zyrtarëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje