Deputetja e PD-së, Grida Duma ka bërë një panoramë të situatës arsimore në vend.
”Fondet për arsimin u ulën vitin që lamë pas, në raport me PBB; çka do të thotë se qeveria ka ndarë për brezin e ri më pak fonde nga se ka prodhuar rritja ekonomike.
Për brezin e ri që goditet nga lindshmëria e ulët dhe emigrimi i lartë!!!!
Sipas vetë INSTAT, shpenzimet publike në sektorin e arsimit për 2021 kanë qenë 58,4 miliardë lekë.
Krahasuar me vitin 2020, shpenzimet publike në arsim ndaj PBB kanë shënuar ulje me 0,2 pikë përqindje.
Ndërkohë shpenzimet publike në arsim shprehur ndaj shpenzimeve publike gjithsej kanë shënuar rënie me 0,3 pikë përqindje. Këto përbëjnë 9,8% të shpenzimeve publike gjithsej për vitin 2021.
Akti normativ me të cilin qeveria ndryshoi së fundmi buxhetin e vitit 2022 shkurtoi me rreth 16 miliardë lekë (131 milionë euro) fondet për institucionet dhe programet e shpenzimeve publike që nga infrastruktura, arsimi, mbrojtja, etj.
Kështu i përgjigjet qeveria krizës më të madhe, shkretëtimit dhe plakjes së Shqipërisë, duke bërë gjithçka që as mos të vlejë të qëndrojnë këtu as mos të vlejë të shpresojnë këtu!”, shkruan Duma
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje