Politike

Meta: Vendi shpëton vetëm kur të mos ketë kompromis me korrupsionin  

Shqiptarët dhe rusët kanë rezultuar me indekset më të përkeqësuara të korrupsionit në Europë sipas një grafiku krahasues që ndërtoi Eurostat, për këtë tregues nga 2015-2021.

Indeksi bazohet në perceptimin e qytetarëve se sa i korruptuar është sektori i tyre publik, me një rezultat 0, që përfaqëson një nivel shumë të lartë korrupsioni dhe 100 përfaqëson një vlerësim të pastër nga korrupsioni.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, komentoi rreth këtyre rezultateve në Facebook duke nënvizuar se prioritet kombëtar duhet të jetë çlirimi i vendit nga korrupsioni dhe kapja e shtetit.  

Te dhenat e EUROSTAT

“…Mungesa e llogaridhënies në çdo nivel vendor dhe qendror, abuzimet me fondet publike nëpërmjet inceneratorëve, koncensioneve dhe PPP-ve, si dhe një drejtësi nën kontrollin e pushtetit, natyrshëm që do të sillte këto rezultate.

Vetëm lufta e hapur dhe pa kompromis kundër korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë dhe rikthen shpresën tek qytetarët, që në masë po detyrohen të braktisin Atdheun.

Çlirimi i Shqipërisë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit është sot interesi dhe prioriteti ynë kombëtar!…”, shkruan Meta


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë