Presidenti i Republikes, Ilir Meta mbështet protestën e avokatëve për hartën e re gjyqësore
“Mbështes plotësisht kërkesat e drejta të Avokatëve Shqiptarë dhe në mënyrë të përsëritur nxit Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe aktorët e tjerë bashkëpunues dhe vendimmarrës, të dëgjojnë zërin e tyre dhe këshillat e Parlamentit Europian.
Shqipëria ka nevojë jetike për një sistem drejtësie plotësisht të pavarur, funksional dhe efiçent!
Qytetarët presin një drejtësi sa më afër tyre, dhe jo një riorganizim të përqendruar që e largon drejtësinë prej tyre duke e bërë jo vetëm më të shtrenjtë dhe të vonuar, por edhe më të pamundur”, shkruan Meta duke shpërndarë edhe një video nga protesta e avokatëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje