Politike

Menaxhimi i Butrintit, Kuvendi rrëzon dekretin e presidentit Meta

Gazeta Si – Kuvendi ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për Marrëveshjen për Administrimin e Parkut të Butrintit.

Në Parlament , morën pjesë në votim 101 deputetë, nga këta 72 votuan kundër, 27 pro dhe 2 kanë abstenuar.

Meta ktheu në Kuvend marrëveshjen për Butrintin, pasi sipas tij cenon interesin e qytetarëve shqiptarë.

Dy ditë më parë, mes debateve Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar dekretin e kreut të shtetit që kthente për riishqyrtim marrëveshjen për menaxhimin e Butrintit nga një fondacion i krijuar enkas nga Ministria e Kulturës dhe përfaqësues të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

Argumentet e presidentit janë se kalimi i menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit tek ky fondacion, jo vetëm është antikushtetues, por shkel dhe një sërë konventash ndërkombëtare.

Përfaqësuesi ligjor i Metës, jo vetëm kërkoi pranimin e dekretit, por dhe hetim parlamentar për këtë çështje.

Në të njëjtën anë qëndron dhe opozita që mbështeti dekretin e presidentit.

Por mazhoranca i hedh poshtë këto argumente dhe pretendon se presidenti vijon ta përdorë politikisht zyrën e tij për të goditur vendimmarrjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë