Bota

Arrestohet superbosi i drogës në Meksikë, ishte më i kërkuari në listën e FBI-së

Gazeta Si – U deshën pothuajse dhjetë vjet, por në fund oficerët meksikanë të zbatimit të ligjit e kapën përsëri “mbretin” e drogës, Rafael Caro Quintero.

Me një operacion ushtarak të udhëhequr nga marinsat meksikanë, kreu i narko-trafikut, i arratisur që nga viti 2013, u rikthye në pranga.

Rafael Caro Quintero, ndër të tjera, u dënua për vrasjen e agjentit të Administratës Amerikane të Zbatimit të Drogës Enrique “Kiki” Camarena në vitin 1985.

Ai do të vuante 40 vjet burg, por kreu vetëm 28 vjet përpara se të lirohej nga burgu për “arsye administrative”. SHBA kërkuan menjëherë ekstradimin e tij.

Në vitin 2013, Rafael Caro Quintero u lirua papritur nga burgu nga një gjykatës meksikan për “arsye administrative”. Që nga viti 2018, ai ishte në listën e “më të kërkuarve” të FBI-së, e cila kishte vendosur një shpërblim prej 20 milionë dollarësh për kapjen e tij.

Arrestimi vjen pak ditë pas vizitës së presidentit meksikan Andres Manuel Lopez Obrador në Shtëpinë e Bardhë, ku u prit nga Joe Biden.

Rafael Caro Quintero ishte një nga furnizuesit më të mëdhenj të heroinës, kokainës dhe marihuanës në Shtetet e Bashkuara në vitet 1970.

Në vitin 1984, një bastisje në një nga plantacionet e tij të marihuanës e kishte bërë atë të humbiste të ardhura të konsiderueshme, duke i dhënë një goditje të rëndë perandorisë së tij.

Caro Quintero kishte fajësuar Camarenan për bastisjen. Në vitin 1985 ai vendosi të “marrë hak”.

E rrëmbeu jo shumë larg konsullatës amerikane në Guadalahara dhe e torturoi për disa ditë.

Torturat ishin aq të dhunshme sa nuk i lanë shpëtim agjentit të anti-drogës, trupi i të cilit u gjet një muaj pas vdekjes së tij.

Episodi ishte një pikë kyçe në marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, duke rritur tensionin midis dy vendeve dhe duke nxitur Amerikën të intensifikojnë betejën e tyre kundër drogës.

Shtetet e Bashkuara, pak orë pas lajmit së arrestimit, shpallën synimin për të kërkuar ekstradimin e trafikantit të drogës Rafael Caro Quintero.

Sekretari amerikan i Drejtësisë, Merrick Garland falënderoi autoritetet meksikane për kapjen e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë