Bordi i Transparencës e ka ulur çmimin e naftës në vend nga 240 në 238 lekë për litër. Për anëtarin e kryesisë së PD-së, Aldo Brumçi, kjo është tallje nga ana e qeverisë.
“Dylekëshi i bordmenëve të qeverisë dhe oligarkisë nuk është ulje, por një shuplakë për konsumatorin shqiptar.
Në bursën ndërkombëtare nafta ka shkuar në 95 dollarë për fuçi.
Kjo rënie globale nuk duket askund në çmimin e Bordit të Transparencës.
Të vetmet raste kur çmimet në Shqipëri lëvizin, është kur nafta në tregjet ndërkombëtare rritet.
Standardi i përdorur nga grosistët, i lejuar dhe bekuar nga qeveria, është tregues i talljes dhe babëzisë me qytetarin.
Partia Demokratike bën thirrje edhe njëherë që bordet të tërhiqen, duke mos i dhënë rast Edi Ramës t’i përdorë si mekanizëm propagande.
Bordet nuk shërbejnë për gjë tjetër, veç si shfajësim i qeverisë për abuzimet me çmimet e larta të hidrokarburve.
Çdo ditë që kalon e bën Bordin e transparencës bashkëpunëtor në vjedhje dhe në varfërimin e shqiptarëve”, tha ai.
Sipas tij, mosreflektimi i uljes së naftës në bursa në tabelat e çmimeve të karburanteve në vend, është shenjë se “Bordi nuk bën transparencë, por shërben si gjethe fiku”
“Nuk i mbron qytetarët, por sajdis qeverinë dhe oborrin e biznesit kryeministror.
Me naftën, ushqimet, pasigurinë e jetës dhe humbjen e shpresës, Shqipëria është një vend në rrezik.
Nuk duhet të largohen shqiptarët nga vendi, por rreziku”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje