Ka ndodhur

Vetëvaret një i burgosur në Durrës, ishte dënuar për vrasje

Gazeta Si – Një i dënuar është vetëvarur brenda qelisë së burgut të Durrësit këtë të hënë.

Mësohet se Roland Hasanaj, 44 vjeç, është dërguar në gjendje të rëndë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën. Ai ishte dënuar me 14 vite burg për vrasje.

Nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja e rëndë, ndërsa pritet të zbulohen më shumë detaje në vijim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë