Bota

Të shtëna në qendër të Parisit, viktima dhe të plagosur për ‘larje hesapesh’

Gazeta Si – Frikë në zemër të Parisit. Një burrë u qëllua për vdekje të hënën në mbrëmje në lagjen jashtëzakonisht të njohur 11-të, jo shumë larg zonës  tragjike të Bataclan.

Nga të shtënat mbetën të plagosur katër persona të tjerë, motivi i të cilëve nuk dihet për momentin, edhe nëse hetuesit duket se favorizojnë një larje hesapesh dhe përjashtojnë terrorizmin. Njëri nga dy sulmuesit u arrestua, i dyti arriti të humbasë gjurmët.

Katër personat e tjerë të prekur, sipas raporteve të policisë, kanë pësuar vetëm lëndime të lehta.

Nga hetimet fillestare duket se ata nuk janë goditur me armë zjarri. Por do të jetë hetimi ai që do të shpjegojë më në detaje se çfarë ka ndodhur realisht në rrugët e Ville Lumiere.

Sipas burimeve të para, dy persona kanë zbritur nga një makinë rreth orës 21:30 në rrugën Popincourt dhe kanë hapur zjarr ndaj dy personave të ulur në një tavolinë lokali.

Sipas asaj që rrjedh nga burime të hetuesve, pista kryesore do të ishte pra ajo e hesapeve.

I intervistuar nga shtypi francez, Antoine, menaxher i një restoranti aty pranë, tha se “pa një makinë duke mbërritur” dhe më pas përshkroi armën e përdorur, duke folur për “një mitraloz ose një kallashnikov”.

“Thjesht pata kohë t’i them stafit të hyjë brenda. Të gjithë u larguan me vrap”, shtoi ai, sipas të cilit sulmi zgjati 20-30 sekonda.

Sipas zv.kryetarit të qarkut 11-të, Francois Vauglin, të shtënat shpërthyen në një bar me shisha.

“Klientët kanë bllokuar një nga dy sulmuesit”; shtoi ai në një postim në Tëitter, duke folur për një akt barbar.

Para lokalit u ngrit një perimetër sigurie dhe policia hapi hetimet për “vrasje me dashje dhe tentativë vrasjeje me dashje”.

Hetimi iu besua rrethit të dytë të policisë gjyqësore të Parisit. Ndërkohë, në lagjen tashmë të goditur rëndë nga sulmet tragjike të 13 nëntorit 2015, situata ka qenë e qetë, me shumë njerëz të ulur në tavolinat e lokaleve deri në orët e vona të mbrëmjes për të kërkuar pak pije freskuese në këtë ditë të nxehtë pariziane.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë