Për hapjen e negociatave kanë reaguar në bllok edhe ndërkombëtarët.
‘Një kapitull i ri i shumëpritur nga shqiptarët dhe i merituar hapet sot. Prezenca do të mbetet një partner i vendosur i vendit në arritjen e objektivave të reformës prioritare’- shkruan OSBE.
Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi në një postim në Tëitter thotë ndër radhë se prioriteti i Shqipërisë është Ballkani Perëndimor.
“Ne po hapim negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në ndryshimin e mjedisit gjeopolitik, prioriteti ynë mbetet Ballkani Perëndimor. Ne jemi të përkushtuar më shumë se kurrë për të sjellë të gjithë rajonin në BE. Sot ne po bëjmë një hap të madh drejt këtij angazhimi ‘- shkroi Varhelyi.
Edhe CDU-CSU në Gjermani kanë përshëndetur çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Lidhur me miratimin e Maqedonisë se Veriut dhe me negociatat qe priten te ndodhin për anëtarësimin ne BE nënkryetari dr. Johann Ëadephul, i cili është gjithashtu kryetar i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor brenda grupit parlamentar, dhe Gunther Krichbaum, zëdhënës për politikën europiane kanë dhënë deklaratat e tyre.
Johann Ëadephul: “Negociatat për anëtarësimin në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë priten te ndodhin tani afër. Ky është një hap historik drejt rrugës se integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në BE. Negociatat duhet të fillojnë tani shpejt në mënyrë që më në fund të ndezin një dinamikë të re pozitive. Deputetët e parlamentit të Maqedonisë së Veriut kanë treguar largpamësi. Ata janë shprehur pro një propozimi kompromisi nga Franca që po kërkon shumë prej tyre. Por kjo hap derën për në BE. Mbetet për të shpresuar se ky hap është gjithashtu mënyra për të promovuar bashkëjetesën multietnike në të gjithë rajonin dhe për të ulur tensionet. Megjithatë, duhet të jetë po aq e qartë se ne nuk do të bëjmë asnjë lëshim ndaj kritereve të anëtarësimit. Për Shqipërinë në veçanti, Bundestagu ka formuluar kritere të qarta për pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e shtypit. Këto kritere ende nuk janë përmbushur. Pres që qeveria e Edi Ramës t’i zbatojë këto reforma me guxim dhe qe BE-ja të kërkojë permbushjen e tyre gjatë bisedimeve.”
Gunther Krichbaum: “Marrëveshja midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për një plan pune për fillimin e negociatave të anetaresimit të Maqedonisë së Veriut në BE jep arsye për shpresë. Bashkimi Europian tani duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar që negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të mund të fillojnë pa vonesë. Pres që qeveria bullgare të mos vendosë pengesa të tjera në rrugën e këtyre negociatave dhe përfundimisht ti jape fund lojerave te tyre të motivuara thjesht nga politika e brendshme, të cilat bien ndesh me frymën europiane. Por Maqedonisë së Veriut i kërkohet gjithashtu si Shqiperise të vazhdojnë përpjekjet. Partitë demokratike në Shkup duhet të vazhdojnë fuqishëm rrugën europiane ”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje