Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ironizoi në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë lidhur me skemën e denoncuar nga LSI ku disa të moshuar që jetojnë në azile, barinj, apo mbledhës kanaçesh kanë rezultuar të jenë ‘milionerë’ me kompani që bashkëpunojnë me Inceneratorët.
“I bëj thirrje qytetarëve që kanë te moshuar ne shtëpi ose qe ju kane ndërruar jetë që të kontrollojnë llogaritë bankare, mund te kenë miliona euro në llogari”, tha Salianji pa marrë ndonjë përgjigje nga deputetët e mazhorancës në komision.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje