Politike

PD:  Qeveria pritet t’i japë oligarkëve edhe sipërfaqet pyjore

Anëtarja e Kryesisë, Fatbardha Kadiu, tha në një deklarate për mediat se qeveria përmes një projekt-vendimi do të japë me koncesion edhe sipërfaqen pyjore. “P asi dhanë çdo gjë me koncension, nga barnat deri te bregdeti në stilin e lajmëruar që në fillim: “nuk keni para gjë akoma”, e kanë një surprizë tjetër për shqiptarët: shpyllëzimin e vendit!

Një draft-vendim qeveritar që do të kalojë së shpejti, do t’i marrë Shqipërisë edhe territorin e fundit relativisht të paprekur, sipërfaqen pyjore.

Partia Demokratike paralajmëron se, ky vendim nuk është gjë tjetër veçse përpjekja e radhës për të futur duart e gjata të korrupsionit në pasurinë e fundit kombëtare ende të pashfrytëzuar, pyjet e vendit”, tha Kadiu.

“Biznesi qeveritar i ndërtimit, pas betonizimit të qyteteve të mëdha dhe bregdetit, me sa duket ka planifikuar rezorte të reja në zona pyjore.

Kjo do të thotë mijëra pemë të rrëzura, qindra hektarë pyje të shpyllëzuar, dhe ndërhyrje mjedisore që e zgjerojnë edhe më gjurmën e ndotjes”, shtoi ajo.

“U kërkojmë organeve të drejtësisë të hetojnë mbi këtë projekt ligësie, dhe Kuvendit të Shqipërisë që të rezistojë”, tha Kadiu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë