Gazeta Si – Një sasi bimësh narkotike kanabis sativa janë zbuluar në fshatin Zallbastar në Tiranë në vendin e quajtur “Kodër Lucë”.
Aksioni i zhvilluar nga efektivët e Komisariatit Nr.4 të vuri në pranga 48-vjeçarin me iniciale A.H. banues në Kamzë. Ndërsa në gjendje të lirë u procedua vëllai i tij T.H. 42 vjeç.
Policia kishte marrë informacion në rrugë operative se në këtë zonë ishte kultivuar kanabis.
Bimët narkotike u asgjësuan me djegie, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje