Politike

PS nuk e përfshiu në axhendë, Alibeaj fut propozimin e ri te rezoluta e Dick Marty: Duhet dënimi i gjenocidit serb në Kosovë   

Në pamundësi për të kaluar projekt-rezolutën që ai ka paraqitur që në fund të muajit maj për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, (pasi PS-ja nuk e ka përfshirë në axhendë parlamentare), Enkelejd Alibeaj ka propozuar dy amendamente tek një tjetër projekt-rezolutë ajo e PS për kundërshtimin e raportit të Dick Marty mbi trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri.

“…Në vijim pas togfjalëshit “Kuvendi i Republikës së Shqipërisë”, të shtohet një paragraf me përmbajtje si vijon:

Duke konstatuar se Republika e Serbisë po mundohet t’i shmanget përgjegjësisë, duke u fshehur pas sajesave, të cilat kërkojnë të paraqesin para botës viktimën për agresor, Kuvendi i Shqipërisë dënon genocidin, spastrimin etnik dhe masakrat e kryera nga ushtria serbe me urdhër të Sllobodan Milloshevicit mbi civilët e pafajshëm të Kosovës”, thuhet në përmbajtjen e dokumentit që Alibeaj ka dorëzuar një ditë para se projekt-rezoluta e PS të miratohet në Kuvend.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë