Autoritetet shqiptare janë të sigurta që sulmi kibernetik është organizuar nga një shtet jomiqësor, por nuk përmend asnjë emër.
Ai që dha një të dhënë është Edi Rama, që foli për dy shtete ku dyshohet.
“Sulmi është i organizuar nga një shtet, është një shtet mbrapa këtij sulmi. Nuk jemi ne në gjendje të identifikojmë ne shtetin. Dy janë shtetet që dyshojmë. E them këtë, për të thënë që sulmi është jashtëzakonisht kompleks dhe agresiv”, tha Kryeministri.
Kryeministri nuk përmendi emra, por mes ekspertëve të AKSHI-t dhe atyre të Microsoft dyshimet bien mbi Rusinë dhe Iranin.
Rama u shpreh se sistemet nuk kanë çeduar në aspektin e shkatërrimit të tyre dhe nuk janë zhdukur të dhënat e shtetit dhe se në organizimin e mbrojtjes dhe kundërofensivës kanë ndihmuar edhe ekspertë të NATO-s.
“Aq më tepër që ato nuk rrinë ashtu siç e imagjinojnë njerëzit. Sepse AKSHI nuk mban të dhëna. Jemi në kushtet e një sulmi kibernetik tepër të sofistikuar që ka përfshirë në pjesën e kundërsulmit NATO-n. Po punohet me një skuadër përtej skuadrës sonë”, tha Rama gjatë një takimi me drejtuesit e rinj të Partisë Socialiste pas përmbylljes me sukses të garave për përzgjedhjen e tyre në të 61 bashkitë e vendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje