Bota

Rishi Sunak dhe Liz Truss, dy emrat në garën për pasuesin e Boris Johnson në krye të Britanisë

Gara mes konservatorëve britanikë për pasuesin e Boris Johnson në krye të partisë dhe të qeverisë është reduktuar mes dy emrave.

Ish-sekretari i Thesarit, Rishi Sunak dhe ministrja e Jashtme, Liz Truss janë dy emrat që siguruan mbështetjen më të madhe brenda partisë në votimin përfundimtar të organeve drejtuese të konservatorëve.

Tashmë, dy emrat do të kalojnë për votim në bazë, ku pritet që të marrin pjesë rreth 160 mijë persona.

Sunak ka premtuar një grup reformash radikale të ngjashme me ato që ndërmori Margaret Thatcher në vitet 1980, ndërsa Liz Truss premton politika konservatore me ulje taksash, nxitje të sipërmarrjes dhe klimë më miqësore ndaj biznesit.

Truss përmbysi një epërsi të ngushtë të mbajtur nga ministrja e Tregtisë, Penny Mordaunt për të siguruar mbështetjen e 113 deputetëve konservatorë ndaj 105 të zonjës Mordaunt.

Sunak, i cili udhëhoqi vazhdimisht mes deputetëve, kryesoi mbështetjen me 137 vota. Sondazhet sugjerojnë se ai është më pak i popullarizuar në mesin e anëtarëve të Partisë Konservatore që do të votojnë për kandidatin e tyre të preferuar muajin e ardhshëm.

Dy finalistët tani do të nisin fushatën në bazën e partisë për të shpalosur idetë e tyre. Procesi i përditshëm demokratik që përfshin 350 deputetë konservatorë ka përfunduar. Tani gara zgjerohet në 160,000 anëtarë të Partisë Konservatore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë