Gazeta Si – Ajo duhej të shkonte që në muajin prill. Më pas Covid e ndaloi, por duket se vizita e Nancy Pelosit në Tajvan është ende në agjendë.
Të paktën tani për tani. Ajo duhet të vizitojë vendin në javët e ardhshme, siguron “Financial Times”.
Dhe kjo do të ishte vizita e parë e një kryetareje të Dhomës së Përfaqësuesve në 25 vitet e fundit (i fundit ishte Newt Ginrich në 1997).
Por tani situata ka ndryshuar. Dhe vetë presidenti Joe Biden foli për mundësinë e udhëtimit, i pyetur nga gazetarët: “Pentagoni mendon se nuk është një ide e mirë”.
Komenti, sa i shkurtër aq edhe efektiv, vjen menjëherë pas një deklarate të ministrit të Jashtëm kinez, Zhao Lijiang, i cili siguroi se nëse planet e Nancy Pelosi për të vizituar Tajvanin konfirmohen, Pekini do të merrte “masa të forta dhe të vendosura”.
Kjo për shkak se udhëtimi “do të minonte seriozisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës, do të ndikonte në themelet e marrëdhënieve midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara dhe do të dërgonte sinjalin e gabuar për forcat e pavarësisë së Tajvanit”.
Lufta në Ukrainë vetëm sa shtoi tension në situatën e ku ndodhet Tajvani, duke ngritur shqetësimet për një pushtim të mundshëm të afërt nga Kina, e cila nuk e ka pranuar kurrë pavarësinë e ishullit.
Drejtori i CIA-s, William Burn, shton në një fjalim në Forumin e Sigurisë në Aspen: “Parandjenja jonë është se nuk bëhet fjalë për ‘nëse’ Kina do të pushtojë Tajvanin, por kur”.
Biden po planifikon një takim telefonik me presidentin kinez Xi Jinping deri në fund të muajit. Kjo do të ishte biseda e parë mes dy liderëve në katër muajt e fundit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje