Politike

PS ndez motorët elektoralë me identifikimin e personave me ‘influencë e reputacion’ në çdo fshat

Partia Socialiste ka nisur përgatitjet në bazë për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm me identifikimin e personave me influencë dhe reputacion në komunitete.

Direktiva për nisjen e punës iu dha fillimisht kryetarëve të rinj të partisë në 61 degët e reja të ndara sipas 61 bashkive, por tërthorazi u është përcjellë edhe kryebashkiakëve socialistë në 60 bashki.

Në pjesën më të madhe të bashkive socialiste, puna për identifikimin e personave dhe mjeteve që do të sigurojnë vota në zgjedhjet e vitit të ardhshëm ka nisur dhe për këtë foli edhe kreu i Bashkisë së Skraparit, Adriatik Mema.

Ky i fundit prezantoi para Edi Ramës arritjet e bashkisë që drejton, objektivat dhe në fund u ndal te konteksti politik.

“PS ka fituar rreth 3 500 vota në zgjedhjet e kaluara. Ne synojmë që të marrim mbi 4 500 vota dhe për këtë kemi nisur punën që tani. Janë evidentuar në çdo fshat njerëz që kanë influencë dhe reputacion”, deklaroi Mema.

Kryebashkiaku i Skraparit foli gjatë takimit të thirrur nga Edi Rama me krerët e bashkive socialiste.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë