Politike

Shtyhet Samiti Botëror për Iranin e Lirë në Durrës

Gazeta Si – Pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane, është shtyrë Samiti Botëror për Iranin e Lirë në Durrës. Qeveria shqiptare kërkoi shtyrjen, që u pranua nga drejtuesit e Këshillit Kombëtar të rezistencës iraniane.

”Samiti Botëror i Iranit të Lirë, i planifikuar për t’u mbajtur më 23 dhe 24 korrik në Ashraf 3, Shqipëri, shtyhet deri në një njoftim të dytë me rekomandime të qeverisë shqiptare dhe për shkak të kërcënimeve terroriste dhe komploteve të regjimit të mullahëve”. Ky është njoftimi i sekretariatit të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit.

Kampi i muxhahedinëve në Durrës. Gazeta Si, 22 korrik 2022

Ambasada Amerikane në Tiranë bëri të enjten një njoftim sigurie, ku u bënte thirrje shtetasve të saj ta shmangin këtë ngjarje, për shkak të kërcënimeve që kanë mbërritur në lidhje me zhvillimin e Samitit Botëror për Iranin e Lirë në Manëz.

Samiti ishte programuar të mbahej në kampin e muxhahedinëve iranianë, që ndodhet në Manëz të Durrësit. Aty jetojnë prej shumë vitesh 3 mijë muxhahedinë, të cilët janë janë në konflikt me pushtetin në Iran.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë