Presidenti Ilir Meta i ka dalë sërish në krah Sali Berishës, megjithëse mbështetjen nuk e ka dhënë të drejtpërdrejt e të hapur për shkak të postit që mban ende.
“Nuk do të doja të hyja në një çështje të tillë për arsye sepse jam ende President i Shqipërisë dhe jam në një vizitë zyrtare në Kosovë. Nga e hëna në vijim do të jem më i hapur për pyetje të tilla. Ajo që mund të them është që zoti Berisha është lider që ka lënë gjurmë të thella në Shqipëri dhe historinë e shqiptarëve dhe në raport me Kosovën. Ka qenë ndër mbrojtësit kryesorë të Kosovës dhe shqiptarëve. Dihet edhe raporti i tij që ka pasur me SHBA-në”, iu përgjigj Meta pyetjeve të gazetarëve në Kosovë, ku ndodhet për vizitën e fundit zyrtare si kreu i shtetit.
Presidenti tha se shpallja non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe nuk e cenojnë atë që mendojnë qytetarët për Berishën.
“Nuk mendoj se këto zhvillime kanë ndonjë rëndësi të jashtëzakonshme që ne mendojmë për zotin Berisha dhe qytetarët që mendojnë për të”, vijoi ai.
Në të njëjtën intervistë, Meta nuk përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me Sali Berishën, duke filluar që nga dita e hënë, kur pritet që të rikthehet zyrtarisht në jetën aktive politike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje