Politike

Rama paralajmëron kufizime të energjisë: Kemi planin e emergjencës gati

Kryeministri paralajmëroi se vendi mund të përballet me shkurtime të energjisë elektrike, sipas tij për shkak të mungesës në treg.

Duke folur gjatë takimeve që po mban me kryebashkiakët socialistë në Pogradec, Rama tha se plani i kufizimeve është gati dhe në këtë plan flitet edhe për kufizime të përgjithshme që prekin edhe qytetarët.

“Flasim edhe deri në shkurtime tërësore të furnizimeve me energji. Ne e kemi bërë këtë plan, por është emergjence. Njerëzit duhet të fillojnë të kursejnë. Pse duhen ndezur dritat tani? Pronarit këtu nuk i vjen fatura e merituar se po t’i vinte, edhe librat do t’i lexonte me neonin e rrugës në darkë. Kjo është gjëja me të cilën duhet të merremi. Edhe ju duhet të përfshihemi. Jo vetëm kur kërkoni dopio ura, të kuptoni që vizioni është i duhuri, por jo momenti, por edhe të sensibilizohen njerëzit”, tha Rama.

Kryeministri u la porosi kryebashkiakëve që të kursejnë energjinë elektrike në institucionet që drejtojnë.

Ai tha se Shqipëria sot nuk kishte arritur që të siguronte sasinë e nevojshme të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare jo për shkak të çmimit, por për shkak të mungesës së produktit në treg.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë