Politike

Bajram Begaj bëhet sot kreu i ri i shtetit. Meta dorëzon Presidencën: Ishte nder dhe privilegj të shërbeja këta 5 vjet

Ilir Meta është në orët e fundit të Presidencës pesëvjeçare dhe e mbyll atë me foton familjare (pa Monika Kryemadhin) duke përcjellë një mesazh të shkurtër.

“Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës së Shqipërisë. Uroj për atdheun e Kombin tonë më të mirën! Paqe, mbarësi për çdo familje shqiptare”, shkruan Meta.

Mesazhi i Metës përmbyll Presidencën jo fort të qetë pesëvjeçare të tij. Pasdite, Bajram Begaj do të marrë zyrtarisht detyrën.

Në orën 18:00 është thirrur seanca e Kuvendit ku Begaj do të betohet dhe pas kësaj ceremonia e marrjes së detyrës në Presidencë. Partia Demokratike nuk ka dalë ende me qëndrim zyrtar nëse do të marrë pjesë në seancë apo jo. Por, kreu i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj ka qenë i pari që ka deklaruar pjesëmarrjen.

Agjenda

18:00 – Seanca e betimit të Bajram Begajt në Kuvend

18:45 – 19:15- Mbërritja e të ftuarve në Presidencë

19:15 – Mbërritja e Presidentit të Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj në Presidencë

19:29 – Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj bashkë me ish-Presidentin e Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, dalin nga Presidenca dhe zënë vend në tribunë

19:30 – Luhet Himni Kombëtar nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, shoqëruar nga 21 të shtëna topi

19:35 – Znj. Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese i dorëzon Presidentit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

19:40 – Fjala e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj.

19:50 – Largimi i ish-Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta

19:53 – Komandanti i Truprojës së Nderit i Forcave të Armatosura i paraqet forcën Presidentit. Kalim në revistë i Presidentit.

19:58 – Presidenti i shoqëruar nga familja hyjnë në Presidencë

20:00 – Pritje zyrtare në oborrin e Presidencës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë