Bota

Digjet Kalifornia, 6.000 të evakuuar dhe gjendje e jashtëzakonshme. Në flakë edhe Greqia

Gazeta Si – Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmasat e zjarrit që shpërtheu të premten më 22 korrik në Parkun Kombëtar Jugperëndimor Yosemite, pranë Midpines, në Mariposa County, Kaliforni, kanë qenë tepër të mëdha.

Departamenti i Pyjeve në Kaliforni, raporton se zjarri u përhap në një sipërfaqe prej 26.5 kilometrash katrorë, një nga më të mëdhenjtë e këtij viti në Kaliforni.

Autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa kanë nisur evakuime të popullatës dhe ndërprerje të energjisë elektrike për më shumë se 2000 përdorues.

Rreth 6.000 banorë të zonës i janë nënshtruar një urdhri evakuimi të detyrueshëm.

Zjarri i Lisit, siç quhet, shpërtheu në përmasa të mëdha, ndërsa zjarrfikësit bënë përparim për ta shuar dhe nuk kanë arritur ta vënë nën kontroll.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, tha se flakët po intesifikohen edhe për shkak të të nxehtit ekstrem që ka përfshirë vendin dhe thatësirës.

Parku Kombëtar Yosemite, i cili shtrihet në veri-lindje të SHBA-ve, cilësohet si shtëpia e disa prej pemëve më të mëdha dhe më të vjetra  në botë.

Shtetet e Bashkuara nuk janë e vetmja zonë në planet që po lufton me zjarret shkatërruese.

Të paktën katër zjarre janë ende aktive në Greqi, më i madhi prej të cilëve goditi pyjet e ishullit Lesbos.

Probleme paraqiten edhe në zonën e Athinës, ku 500 persona u është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre.

Ndryshimi i klimës rrit rrezikun e motit të nxehtë dhe të thatë që ka të ngjarë të nxisë zjarret.

Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1 gradë që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten, nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë reduktime të mëdha të emetimeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë