Gazeta Si – Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka hapur një hetim për sjelljen e Donald Trump gjatë sulmit në Kapitol Hill më 6 janar 2021.
Burime të informuara, raportojnë për gazetën “Washington Post” lajmin, duke deklaruar se hetuesit po shqyrtojnë bisedat e ish-presidentit amerikan dhe kanë sekuestruar tabulatet telefonike të këshilltarëve të tij më të afërt.
Sipas burimeve të cituara nga “Washington Post”, prokurorët, të cilët po marrin në pyetje dëshmitarët përpara një jurie të madhe, (duke përfshirë dy ndihmës të rëndësishëm të ish-zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence), kanë kërkuar biseda me Trump, me avokatët e tij dhe të tjerë në rrethin e tij të brendshëm.
Në veçanti, prokurorët thuhet se bënë pyetje të hollësishme për orë të tëra në lidhje me takimet e udhëhequra nga Trump në dhjetor 2020 dhe janar 2021, fushatën e presionit ndaj Pence për të përmbysur zgjedhjet presidenciale dhe çfarë udhëzimesh u dha Trump avokatëve dhe këshilltarëve të tij për falsifikimet në votime në shtetet e fituara nga Joe Biden.
Gjithashtu, sipas dy burimeve të mirëinformuara, hetuesit nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, morën regjistrime telefonike nga zyrtarë kryesorë dhe ndihmës të administratës Trump, përfshirë ish-shefin e tij të shtabit, Mark Meadows, në prill.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje