Në mbledhjen e parë të Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë, Ilir Meta shpalli atë që e quajti ‘revolucioni antikorrupsion’.
“Korrupsioni, varfëria dhe tradhtia e interesave kombëtare janë të lidhura bashkë. Ky (Edi Rama) në çdo sekond vjedh, jo vetëm por edhe në të gjitha bashkitë”, tha Meta.
Për anëtarët e komitetit la një porosi.
“Do të monitorojmë çdo bashki, sepse revolucioni antikorrupsion do të ketë një strukturë antikorrupsion me koordinator kombëtar dhe koordinator në çdo qark e bashki dhe për çdo institucion ku vidhet”, deklaroi ai.
Misioni?
“Duhet të parandalojmë falimentimin e Shqipërisë, sepse ai (Edi Rama) e ka projekt falimentimin e Shqipërisë dhe merr helikopterin ai dhe ikën nesër. Ai mund të thotë edhe që jam me kartelë dhe ju vetë më vutë këtu”, shtoi Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje