Politike

Mediu flet pas takimit me Nikollën për dosjen e sigurimit ku përfshihet emri i Ilir Metës: Do marrim një qëndrim  

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu foli për mediat pas takimit në Kuvend me Lindita Nikollën, për t’u informuar lidhur me dokumentet dhe materialet e Autoritetit të Dosjeve për një politikan të lartë me inicialet I.M që ka dosje të Sigurimit të Shtetit.

Disa medie kanë publikuar dosjen e plotë të Autoritetit ku figuron emri i ish-Presidentit, Ilir Meta.  

“Ato figura që kanë qenë të implikuara në të kaluarën të cilët kanë dominuar në pjesën më të madhe në jetën publike e politikë në 30 vjet në institucione të ndryshme të mos jenë pjesë e një aktiviteti publik të lartë.

Ngelet për ta vlerësuar. Do flas me kolegët anëtarë të tjerë të grupit e kolegët e opozitës për të marrë një qëndrim më të qartë në raport me çështjen”, tha Mediu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë