Në letrën që Autoriteti i Dosjes ka depozituar në Kuvend me qëllim ndryshimin e ligjit për dosjet lidhur me disa të dhëna që ata disponojnë, Autoriteti rreshton krahas Ilir Metës me inicialet I.M. edhe pesë emra te tjerë po me iniciale për të cilët thuhet se janë figura po kaq të rëndësishme edhe pse nuk specifikohen fushat se nga vijnë
“…U përcjellim informacionin në lidhje me rastet më flagrante të konstatuara nga institucioni, ku disa figura të rëndësishme, si A.D, Th.S, S.H, Xh.Sh, D.Ç dhe I.M, të cilat kanë pasur certifikatë të pastërtisë së figurës, figurojnë në dokumentet e krijuara nga ish-sigurimi i shtetit, raste të cilat duhet të mbahen parasysh në vlerësimin tuaj në lidhje me miratimin nga ana e Kuvendit të propozimeve për ndryshime ligjore.’- thuhet në dokumentin e Autoritetit të Dosjeve dërguar Kuvendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje