Në Partinë Demokratike prej kohësh kanë filluar dy axhenda paralele me një qëllim; përmirësimin e reformës administrative territoriale. Enkelejd Alibeaj me disa deputetë në njërën anë dhe zyrtarët e PD-së në anën tjetër
Oerd Bylykbashi, Luçiano Boçi, Ivi Kaso, dhe Ylli Asllani gjatë takimit të zhvilluar në Elbasan thanë se ndarja aktuale është tërësisht politike.
“Rezultatet e vitit 2015 ishin katastrofë në raport me atë, që konsiderohet si fokusi kryesor i kësaj reforme.
Ndarja që u zhvillua në atë kohë ishte tërësisht politike e njësive administrative.
Një ndarje që ka dhënë ato rezultate negative, që të gjithë qytetarët i vuajnë sot, sidomos në pjesën e komunave.

Ku spikasin ndër të tjera, jo vetëm korrupsioni, jo vetëm punimet fiktive, por në radhë të parë mungesa e shërbimit ndaj qytetarit.
I cili duhet të harxhojë orë të tëra për një dokumente, për të zgjidhur problemet më jetike, sikundër që nuk merr asnjë lloj shërbimi, përveç se tarifave dhe taksave të rritura për shërbime që nuk i shkojnë asnjëherë në derën e shtëpisë.
Ndjekin tendencat e zhvillimit ekonomike, dhe nuk ndjekin, njëkohësisht rrjedhën gjeografike të zonave.
Kjo reformë sanksionojë jo vetëm një ndarje të gabuar, por sanksionoi dhe një rezultat politikë të numrit të votave, dhe jo konfigurim i atyre arsyeve që bën një reformë”, tha Luçiano Boçi.
“Reforma e vitit 2014, që ishte më e gjatë se sa kjo në aspektin kohor, mazhoranca me atë përpjekjen e tyre për të bërë marrëveshjet dhe pazaret që nuk janë në interesat e komuniteteve. Tashmë është një eksperiencë e çdokujt, ashtu siç e tha edhe Luçiano është një dështim total në të gjitha aspektet…”, tha Bylykbashi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje