Politike

Meta takim me të rinjtë: Shqipëria, në drejtim të gabuar, të bëjmë kthesë

Ilir Meta zhvilloi një takim me të rinjtë për t’i bindur ata se Shqipëria nuk është në rrugën e duhur.

“Shqipëria është në një drejtim të gabuar dhe shumë të gabuar, por nuk do të jetë më kështu, prandaj e kemi sot edhe partinë e Lirisë si Parti të shpresës, të rinisë, si një parti kundër shpopullimit, dramës jo vetëm më të madhe që po përjeton çdo familje shqiptare, por njëkohësisht dhe kundër armikut më të madh të së ardhmes së Shqipërisë dhe interesave kombëtare.

Që Shqipëria është në drejtimin e gabuar nuk është një retorikë dashakeqe, është një e vërtetë thellësisht shqetësuese dhe ulëritëse që e tregojnë të gjitha faktet”, tha Meta.

Ish- presidenti nënvizoi se largimi i shqiptarëve është një politikë e qëllimshme.

“Largimi i shqiptarëve është një e vërtetë ulëritëse dhe e qëllimshme.

Jeni gjimnazistë dhe studentë, 79 përqind e studentëve shqiptarë duan të ikin nga vendi. Studiojnë këtu e duan të largohen, 59 përqind  e maturantëve planifikojnë të largohen nga vendi dhe një nga dramat më të mëdha 95 përqind e atyre që kanë studiuar jashtë vendit nuk duan të kthehen.

Dihet që shumica e atyre që largohen, 78 përqind e aplikantëve për azil janë nën moshën 34 vjeç, mosha më krijuese, më me ëndrra, më aktive largohet nga vendi.

Pse janë gjërat në një drejtim kaq të gabuar që duhet të marrim një kthesë të fortë që do ta marrim sesbën së bashku, me të rinjtë dhe prindërit e tyre që vuajnë dramën e vetmisë, sepse nëse vazhdohet kështu, OKB deklaron që në disa dekada Shqipëria do të përgjysmohet. Një tretje e historisë, traditës kombit tonë. Është një detyrë patriotike të bëjmë një kthesë të madhe, të japim prespektive dhe shpresë”, tha ai, duke shtuar se ky do të jetë edhe qëllimi kryesor

.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë