Më shumë se 60% e votuesve dhe 30% e demokratëve në sondazhin e NewsNation/Decision Desk HQ thanë se Biden nuk duhet të kandidojë përsëri.
Midis të gjithë votuesve, 57% thanë se Trump nuk duhet të kandidojë përsëri. Tek republikanët, ky total ishte 26%.
Vlerësimi ndaj Biden ka rënë në mënyrë të vazhdueshme që nga prilli. Një sondazh i fundit i Monmouth zbuloi se vetëm 10% e amerikanëve besojnë se vendi po shkon në drejtimin e duhur.
Biden, 79 vjeç presidenti më i vjetër i zgjedhur ndonjëherë, ka thënë se synon të kandidojë për një mandat të dytë.
“Unë e respektoj fatin,” tha ai në dhjetor. “Fati ka ndërhyrë në jetën time shumë e shumë herë. Nëse jam mirë me shëndet siç jam tani, atëherë do të kandidoja sërish.”
Mandati i tij i parë është përfshirë nga krizat, nga tërheqja e trupave nga Afganistani te lufta ruse në Ukrainë, nga pandemia e koronavirusit deri te erërat e forta ekonomike në vend.
Trump në anën tjetër ka orientuar elektoratin tek synimi se së shpejti do të shpallë një garë të tretë presidenciale, ndoshta edhe si një mënyrë për të shmangur akuzat e mundshme penale për përpjekjet e tij për përmbysjen e zgjedhjeve dhe sulmin vdekjeprurës në Kapitol.
Të anketuarit në sondazh u pyetën se kë do të preferonin si kandidat demokrat nëse Biden nuk do të kandidonte.
“Dikush tjetër” kishte si përgjigje 44.2% e të anketuarve, por midis alternativave me emra, zëvendëspresidentja, Kamala Harris, kryesoi me 16.1%.
Më pas ishte Bernie Sanders, senatori socialist 80-vjeçar nga Vermonti, i cili kandidoi në 2016 dhe 2020, me 10.7%; Gavin Neësom, guvernator i Kalifornisë, me 8.9%; dhe Pete Buttigieg, sekretari i transportit, i cili gjithashtu kandidoi në 2020, me 7.8%.
Kongresmenja progresiste e Nju Jorkut, Alexandria Ocasio-Cortez, guvernatori i Miçiganit, Gretchen Ëhitmer dhe guvernatori i Illinois, JB Pritzker, u përmendën gjithashtu nga një numër më i vogël votuesish.
Edhe në anën republikane kryesoi “Dikush tjetër”, me 38.1% të votave. DeSantis, guvernatori i Floridës, kishte 23.4% mbështetje dhe Mike Pence, zëvendëspresidenti i Trump, mori 20.5%.
Mbështetje kishte edhe ish-ambasadorja e OKB-së Nikki Haley; senatori i Teksasit Ted Cruz; guvernatori i Teksasit, Greg Abbott; guvernatori i Dakotës së Jugut, Kristi Noem; dhe senatori i Arkansas Tom Cotton.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje