Politike

Fotolajm / Pas shkarkimit Ahmetaj ‘zbret’ në sallë e ulet pranë Gjiknurit

Pas shumë kohësh që ulej si krahu i djathtë i numrit një të Qeverisë dhe të Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj zbriti në sallën ‘normale’ të deputetëve si krahu i majtë i numrit dy të partisë.

Ish-zv.Kryeministri dhe ish-ministri i Rindërtimit la karrigen në krah të djathtë të Edi Ramës në vendet e rezervuara për Qeverinë në Kuvend dhe zbriti duke iu bashkuar grupit të partisë socialiste në sallë.

Këtu u ul në krah të Damian Gjiknurit, me të cilin u pa të shkëmbente edhe disa fjalë.

Vendi i zgjedhur nga Ahmetaj nuk është në distancë të afërt me atë të Erion Braçes, kritiku i tij më i madh brenda PS-së.

Ndërkohë, Belinda Balluku zuri vendin e Ahmetajt në krah të djathtë të kryeministrit Edi Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë