Bota

Rusia del nga ISS: Do të ndërtojmë stacionin tonë hapësinor

Ndërsa tensionet vazhdojnë të rriten mes Rusisë dhe Perëndimit për luftën në Ukrainë, Moska ka njoftuar se do të largohet nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) pas vitit 2024.

Vendimi, i raportuar nga mediat ruse, u njoftua gjatë një takimi midis presidentit rus Vladimir Putin dhe Yuri Borisov, drejtorit të përgjithshëm të sapoemëruar të Roscosmos, agjencisë ruse hapësinore.

Njoftimi, ndonëse përgjithësisht shihet si një lajm i keq për bashkëpunimin ndërkombëtar në hapësirë, nuk do të thotë se Rusia po heq dorë nga ambiciet e saj galaktike me Moskën që sugjeron se do të krijojë një stacion të ri orbital të sajin.

Borisov, i cili zëvendësoi paraardhësin Dmitry Rogozin pasi ai u hoq personalisht si kreu i Roscosmos nga Putin në fillim të këtij muaji, e quajti vendimin për të shkuar të vetëm dhe për të ndërtuar stacionin hapësinor të Rusisë si një fazë tjetër e programit hapësinor rus.

“Sigurisht, ne do t’i përmbushim të gjitha obligimet ndaj partnerëve tanë, por vendimi që të largohemi nga ky stacion pas vitit 2024 është marrë”, tha Borisov.

Hapësira është e vetmja fushë bashkëpunimi e Rusisë me Perëndimin aktualisht. Me daljen nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar, ky bashkëpunim shumëvjeçar përfundon. Ndërkohë, stacioni do të vazhdojë të operohet nga NASA, JAXA e Japonisë, ESA e Europës dhe CSA e Kanadasë.

Edhe Kina është aktualisht duke e ndërtuar stacionin e vet hapësinor, pasi disa vite më parë iu refuzua pjesëmarrja në ISS.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë