Gazeta Si – Një vajzë 9-vjeçare u godit me thikë për vdekje të enjten pasdite në qendër të Bostonit, në Fountain Lane, një zonë shumë e njohur tregtare në Britaninë e Madhe.
Ngjarja është ende e mbuluar me mister dhe komuniteti është i tronditur. Prindërit e fëmijës janë informuar dhe janë mbështetur nga oficerë të specializuar.
Sipas burimeve të para, të kryera nga policia e Linkolnshajër, tragjedia ka ndodhur rreth orës 18.30 dhe fëmija ka humbur jetën pas plagëve në trup.
Për momentin, hetuesit po hetojnë për vrasje dhe kërkojnë dëshmitarë, për të rindërtuar ngjarjen. Zona e krimit është e bllokuar dhe efektivët po punojnë për mbledhjen e provave.
Këshilltari Paul Skinner, udhëheqës i Këshillit të Bashkisë së Bostonit (Britani), tha se ishte “i shkatërruar kur mësoi për këtë ngjarje shumë të trishtuar dhe tragjik”.
“Nuk mund ta imagjinojmë as për një sekondë dhimbjen që po ndjejnë familjarët dhe miqtë e fëmijës dhe u shprehim ngushëllimet tona të përzemërta”, theksoi ai.
Ligjvënësi konservator nga zona elektorale e Bostonit dhe Skegness (Linkolnshajër), Matt Warman, tha se kishte qenë në kontakt me ministrin e Brendshëm për të siguruar ndihmën kombëtare me hetimet për të hedhur dritë mbi dinamikën e fakteve. “Lajm thellësisht tronditës në Boston”, shkroi ai në Tëitter.
Policia britanike mbështetet tek këdo që mund të ketë parë diçka: “Kushdo që ka informacion, të flasë dhe të na kontaktojë në numrat tanë zyrtarë”.
Sipas “Daily Mail”, Mbretëria e Bashkuar është goditur nga një epidemi krimi, ku tregohet se në Angli dhe Uells shkeljet ligjore janë rritur me 10 për qind krahasuar me vitin e kaluar.
Këtë fundjavë pati një valë sulmesh me thikë në Londër, ku tre persona u vranë në më pak se 24 orë dhe një tjetër u plagos rëndë.
Kjo nuk është hera e parë që fëmijët bëhen viktima të sulmeve me thikë në Britani, pasi një 12-vjeçare u vra, nëntorin e kaluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje