Gazeta Si – Të paktën 15 persona, mes tyre dhe fëmijë, humbën jetën në Kentakin lindor në Amerikë për shkak të përmbytjeve të rënda të shkaktuara nga shirat e dendur.
Numri i të vdekurve u dha nga guvernatori i shtetit, Andy Beshear, por ai thotë se ka frikë se mund të jetë më i lartë.
I cituar nga mediat amerikane, ai raportoi se qindra shtëpi u zhytën në ujë dhe po aq familje humbën gjithçka.






Ekipet e shpëtimit shpëtuan njerëzit e bllokuar në çati. Përmbytje dhe rrëshqitje të dheut janë raportuar në të gjithë rajonin malor të Kentakit lindor, Virxhinias perëndimore dhe jugore, ku stuhitë kanë hedhur disa centimetra shi në ditët e fundit.
Në videot e publikuara nga mediat lokale, rrugët dukeshin si lumenj, me nivelin e ujit që arrinte deri tek gjethet e pemëve, ndërsa tabelat shfaqeshin mbi ujin ngjyrë kafe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje