Ne rrjet

Maqedonia i jep Ukrainës tanket që përdori kundër shqiptarëve në 2001

Maqedonia e Veriut, shteti më i ri anëtar i NATO-s, ka vendosur të dërgojë disa tanke beteje të prodhim sovjetik për forcat e armatusora të Ukrainës, ndërsa vendi përgatitet të modernizojë ushtrinë sipas parametrave të Aleancës.

Shkupi synon të blejë tanke të reja beteje për të garantuar ndërveprimin me shtetet e tjera anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, shpjegoi Ministria e Mbrojtjes.

Kjo lejon që disa tanke kryesore luftarake – numri i tyre nuk ishte specifikuar – të dërgohen në Ukrainë. Normalisht Shkupi do t’i çmontonte ato, por Kievit i duhen ato, sipas të njëjtit burim.

Maqedonia e Veriut ka 31 tanke T-72 të projektuar nga sovjetikët. Videoja e ngarkuar në rrjetet sociale nga agjencia e lajmeve Makfax tregon se disa nga këto tanke po transportohen me kamionë pranë kufirit me Bullgarinë.

Këto tanke iu dorëzuan autoriteteve në Shkup nga Rusia në vitin 2000 gjatë lëvizjes së Ushtrisë Çlirimtare të kryesuar nga Ali Ahmeti.

Kryengritja e vitit 2001 ishte një konflikt i armatosur i cili filloi kur grupi militant shqiptar i UÇK-së, i formuar nga veteranët e Luftës së Kosovës dhe kryengritjes në Luginën e Preshevës, sulmoi forcat e sigurisë së së Maqedonisë, kryesisht në zonën e Tetovës si kundërpërgjigje ndaj shtypjes së vazhdueshme prej qeverisë së asaj kohe.

Konflikti u mbyll me marrëveshjen e Ohrit që siguroi më shumë të drejta për shqiptarët, përfshirë sot shqipen si gjuhë zyrtare dhe njohjen e përdorimin e simboleve kombëtare si dhe të arsimit shqip.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë