Politike

Alibeaj çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit nga PS për investimet strategjike

Deputetët demokratë i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese të shpallin të papajtueshëm me Kushtetutën vendimin për rrëzimin e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e  ligjit për Investimet Strategjike

 Në kërkesë i kërkohet Gjykatës Kushtetuese që të shprehet se deri në çfarë mase ka të drejtë shumica parlamentare të vlerësojë nivelin e respektimit të parimeve kushtetuese në kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor të Kuvendit nga jo më pak se 1/4 e deputetëve të Kuvendit dhe nëse ka të drejtë shumica parlamentare që pa ofruar asnjë propozim a formulim alternativ, të rrëzojë një kërkesë për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit

Për më shumë se 3 herë, 35 deputetë të Grupit Parlamentar të PD i kërkuan Kuvendit të kontrollonte mënyrën sesi Qeveria ka zbatuar ligjin për investimet strategjike, por mazhoranca vendosi mosmiratimin e ngritjes së një Komisioni Hetimor për këtë çështje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë