Politike

Shkoi me shportën e ushqimeve në Kuvend, deputeti i PD-së bën të njëjtën pazar në vendet e BE: Shqipëria dy herë më shtrenjtë

Rreth një muaj më parë, deputeti i PD-së, Dashnor Sula shkoi në Kuvend me një shportë me produktet bazë të ushqimeve që kushtonte 3 mijë lekë të reja. Ai ka blerë të njëjtat produkte në dy vende të BE-së, Kroaci dhe Itali dhe rezultoi se çmimet ne Shqipëri janë më shtrenjtë edhe pse niveli i jetesës dallon krahasimisht.   

“1 Buke/ 1 liter vaj/ 1 kg miell/ 1 kg Sheqer/ 1 kg djath të bardhë/ 1 shishe qumësht/ 1 shishe kos/ 1 kg oriz/ 1 pako makarona/ 10 kokrra vezë. Fatura e këtyre produkteve të blera në një nga supermarketet e nivelit të mesëm dhe të ulët shkoi 30 mije lek të vjetër. Ndërkohë produktet për një familje mesatare me 4 persona nuk mund të mjaftojnë për më shumë se 3 dite. Pra 10 mije lek te vjetëra në ditë. Sigurisht e papërballueshme. Behet fjalë vetëm për produktet jetike.

Vendosa që të përball çmimet e Shqipërisë me ato të vendeve të BE.

Këto dite pata një udhëtim përmes rrugës toksore për në Itali. Ndaj vendosa të beja dy shporta me të njëjtat produkte që bëra para një muaji në Shqipëri. Kur u futa në supermarket po mendoja se çmimet do të ishin më të shtrenjta por do merrja reference pagat mesatare të vendeve përkatese.

Por u zhgënjeva. Të njëjtat produkte në Kroaci kushtuan gjysmën e çmimit në Shqipëri…   U zhgënjeva edhe me Italinë. Si një nga vendet më të zhvilluara të BE mendova se fatura me të njëjtat produkte do shkonte minimalisht me 50-60 më shumë se në Shqipëri. Por jo. Kushtoi fiks sa në Shqipëri. Ndërkohë që diferencat ekonomike mes Shqipërisë dhe Italisë është super dalluese…”, shkruan Sula në Facebook duke shpërndarë edhe foto nga pazari në dy vendet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë