Nga Thomas L. Friedman/ NYT – Unë kam shumë respekt për kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.
Por nëse ajo vazhdon me një vizitë në Tajvan këtë javë, kundër dëshirës së Presidentit Biden, ajo do të bëjë diçka që është krejtësisht e pamatur, e rrezikshme dhe e papërgjegjshme.
Asgjë e mirë nuk do të vijë prej saj. Tajvani nuk do të jetë më i sigurt apo më i begatë si rezultat i kësaj vizite thjesht simbolike dhe shumë gjëra të këqija mund të ndodhin.
Këto përfshijnë një përgjigje ushtarake kineze që mund ta gjeje SHBA te zhytur në konflikte indirekte me një Rusi të armatosur bërthamore dhe një Kinë të armatosur po me armë bërthamore në të njëjtën kohë.
Dhe nëse mendoni se aleatët tanë evropianë – të cilët po përballen me një luftë ekzistenciale me Rusinë për Ukrainën – do të na bashkohen nëse SHBA ka konflikt me Kinën për Tajvanin, i shkaktuar nga kjo vizitë e panevojshme, po e keqkuptoni botën.
Le të fillojmë me konfliktin indirekt me Rusinë, dhe se si vizita e Pelosit në Tajvan mund te ndikoje ne kete drejtim.
Ka momente në marrëdhëniet ndërkombëtare kur duhet t’i mbash sytë hapur. Sot eshte koha. Ne duhet të sigurojmë që Ukraina të jetë në gjendje, minimumi të zbeh – dhe maksimumi, të ndryshojë – pushtimin e paprovokuar të Vladimir Putinit, i cili nëse do të ketë sukses do të përbëjë një kërcënim të drejtpërdrejtë për stabilitetin e të gjithëve në Bashkimin Europian.
Për të ndihmuar në krijimin e mundësisë më të madhe që Ukraina të sbrapsë pushtimin e Putinit, Biden dhe këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan mbajtën një sërë takimesh shumë të vështira me udhëheqjen e Kinës, duke i lutur Pekinit të mos hyjë në konfliktin e Ukrainës duke ofruar ndihmë ushtarake për Rusinë – dhe veçanërisht tani kur arsenali i Putinit është zvogëluar nga pesë muaj luftë e rëndë.
Biden, sipas një zyrtari të lartë të SHBA-së, i tha personalisht presidentit Xi Jinping se nëse Kina do të rreshtohej në luftën në Ukrainë në anën e Rusisë, Pekini do të rrezikonte aksesin në dy tregjet e tij më të rëndësishme të eksportit – Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. (Kina është një nga vendet më të mira në botë në prodhimin e dronëve, të cilët janë pikërisht ato që trupat e Putinit kanë më shumë nevojë për momentin.)
Sipas të gjitha indikacioneve, Kina është përgjigjur duke mos ofruar ndihmë ushtarake për Putinin – në një kohë kur SHBA. dhe NATO i kanë dhënë Ukrainës mbështetje të inteligjencës dhe një numër të konsiderueshëm armësh të avancuara që i kanë shkaktuar dëme serioze ushtrisë së Rusisë, aleatit të pretenduar të Kinës.
Duke pasur parasysh të gjitha këto, pse kryetari i Dhomës do të zgjidhte të vizitonte Tajvanin dhe të provokonte qëllimisht Kinën tani, duke u bërë SHBA-ja me zyrtarin më të lartë për të vizituar Tajvanin që nga viti 1997, atëherë kur Kina ishte shumë më e dobët ekonomikisht dhe ushtarakisht?
Koha nuk mund të ishte më e keqe. I nderuar lexues: Lufta në Ukrainë nuk ka mbaruar. Dhe privatisht, thuhet se zyrtarët e SHBA janë shumë më të shqetësuar për lidershipin e Ukrainës sesa po duket.
Ekziston një mosbesim i thellë midis Shtëpisë së Bardhë dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky – dukshëm më shumë sesa është raportuar.
Dhe në Kiev po ndodh një biznes qesharak.
Më 17 korrik, Zelensky shkarkoi prokurorin e përgjithshëm të vendit të tij dhe drejtuesin e agjencisë së inteligjencës së brendshme – tronditja më e madhe në qeverinë e tij që nga pushtimi rus në shkurt. Dhe ende nuk kam parë ndonjë raportim që shpjegon bindshëm se për çfarë bëhej fjalë. Duket sikur nuk duam të shikojmë shumë nga afër nën kapuç në Kiev nga frika se çfarë korrupsioni apo mashtrimesh mund të shohim, kur kemi investuar kaq shumë atje.
Ndërkohë, zyrtarë të lartë amerikane ende besojnë se Putini është mjaft i përgatitur të konsiderojë idenë e përdorimit të një arme të vogël bërthamore kundër Ukrainës nëse sheh ushtrinë e tij duke u përballur me një disfatë të sigurt.
Me pak fjalë, kjo luftë në Ukrainë nuk ka përfunduar. Dhe në mes të gjithë kësaj, ne do të rrezikojmë një konflikt me Kinën për Tajvanin, të provokuar nga një vizitë arbitrare dhe joserioze e kryetarit të Dhomës?
Në gjeopolitike Ju nuk mund bëni një luftë me dy fronte me dy superfuqitë e tjera në të njëjtën kohë.
Tani, le të kthehemi te potenciali për një konflikt indirekt me Kinën dhe se si vizita e Pelosit mund ta shkaktojë atë.
Sipas raporteve të lajmeve kineze, Xi i tha Bidenit në telefonatën e tyre javën e kaluar, se “kushdo që luan me zjarrin do të digjet”.
Ekipi i Sigurisë Kombëtare i Bidenit i bëri të qartë Pelosit, se pse ajo nuk duhet të shkojë në Tajvan tani.
Por presidenti nuk e thirri atë drejtpërdrejt dhe nuk i kërkoi të mos shkonte, me sa duket i shqetësuar se ai do të dukej i butë ndaj Kinës, duke lënë një mundësi për republikanët që ta sulmojnë atë përpara zgjedhjeve të ndërmjetme.
Është pasojë e mosfunksionimit tonë politik që një president demokrat nuk mund ta pengojë një kryetar Dhome të angazhohet në një manovër diplomatike kur i gjithë ekipi i tij i sigurisë kombëtare e konsideroi të pamatur.
Për të qenë të sigurt, ekziston një argument që Biden duhet thjesht të ndërgjegjësojë Pelosin qw tw mos shkojw dhe t’i thotë Xi-t se nëse ai kërcënon Tajvanin në ndonjë mënyrë, është Kina ajo që “do të digjet”.
Kjo mund të funksionojë…
Sipas mendimit tim, Tajvani thjesht duhet t’i kishte kërkuar Pelosit që të mos vinte në këtë kohë. Unë e admiroj kaq shumë Tajvanin ekonominë dhe demokracinë që ka ndërtuar që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Unë e kam vizituar Tajvanin shumë herë gjatë 30 viteve të fundit dhe personalisht kam dëshmuar se sa shumë ka ndryshuar në Tajvan këto kohë
Por ka një gjë që nuk ka ndryshuar për Tajvanin: gjeografia e tij!
Tajvani është ende një ishull i vogël, tani me 23 milionë njerëz, afërsisht 100 milje larg brigjeve të një kontinenti gjigant të Kinës, me 1.4 miliardë njerëz, të cilët pretendojnë se Tajvani është pjesë e atdheut kinez.
Vendet që harrojnë gjeografinë e tyre janë në telashe.
Mos e ngatërroni këtë me pacifizëm nga ana ime. Unë besoj se është jetike për SHBA për të mbrojtur demokracinë e Tajvanit, në rast të një pushtimi të paprovokuar kinez.
Por nëse do të duhet të hyjmë në një konflikt me Pekinin, të paktën le të jetë për kohën tonë dhe çështjet tona.
Çështjet tona janë sjellja gjithnjë e më agresive e Kinës në një gamë të gjerë frontesh – nga ndërhyrjet kibernetike te vjedhjet e pronës intelektuale e deri te manovrat ushtarake në Detin e Kinës Jugore.
Thënë kjo, kjo nuk është koha për të goditur Kinën, veçanërisht duke marrë parasysh se sa e ndjeshme është kjo kohë për politikën kineze.
Xi është në prag të mbylljes së një zgjatjeje të pacaktuar të rolit të tij si udhëheqës i Kinës në Kongresin e 20-të të Partisë Komuniste, që pritet të jetë këtë vjeshtë. Partia Komuniste Kineze e ka bërë gjithmonë të qartë se ribashkimi i Tajvanit dhe Kinës kontinentale është “detyra e saj historike” dhe, që kur erdhi në pushtet në vitin 2012, Xi ka nënvizuar në mënyrë të qëndrueshme angazhimin e tij ndaj kësaj detyre me manovra ushtarake agresive rreth Tajvanit.
Duke e vizituar Tajvanin, Pelosi në të vërtetë do t’i japë Xi-t një mundësi për të larguar vëmendjen nga dështimet e tij – strategjia për të ndaluar përhapjen e Covid-19 duke përdorur bllokimet e qyteteve kryesore të Kinës, një flluskë e madhe e pasurive të paluajtshme që tani po vuan nga deflacioni dhe po kërcënon një krizë bankare dhe një mal të madh borxhi qeveritar që rezulton nga mbështetja e pakufizuar e Xi për industritë shtetërore.
Unë dyshoj seriozisht se udhëheqja aktuale e Tajvanit, me zemër, e dëshiron këtë vizitë të Pelosit tani.
Kushdo që ka ndjekur sjelljen e kujdesshme të Presidentes Tajvaneze Tsai Ing-wen të Partisë Demokratike Progresive me prirje pro pavarësisë, që nga zgjedhja në 2016, duhet të impresionohet nga përpjekjet e vazhdueshme për të mbrojtur pavarësinë e Tajvanit duke mos i dhënë Kinës një justifikim të lehtë për veprime ushtarake kundër Tajvanit.
Mjerisht, kam frikë se konsensusi në rritje në Kinën e Xi është se çështja e Tajvanit mund të zgjidhet vetëm ushtarakisht, por Kina dëshiron ta bëjë atë sipas planit të saj. Qëllimi ynë duhet të jetë të pengojmë Kinën nga një përpjekje e tillë ushtarake sipas planit TONË – që është përgjithmonë.
Por mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të armatosësh Tajvanin në atë që analistët ushtarakë e quajnë një “porcupine” – i mbushur me kaq shumë raketa sa që Kina nuk do të donte kurrë të vinte duart mbi të – duke thënë dhe bërë sa më pak të jetë e mundur për të provokuar Kinën të mendojë se ajo DUHET të vërë duart mbi të tani. Ndjekja e ndonjë plani tjetër përveç asaj qasjeje të ekuilibruar do të ishte një gabim i tmerrshëm, me pasoja të mëdha dhe të paparashikueshme. Marre nga nytimes, Përshtati në Shqip Gazetasi.al
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje