Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji, u betua të mërkurën para Presidentit Bajram Begaj
Në ceremoninë e betimit, pas ekzekutimit të himnit kombëtar, u lexua edhe dekreti i emërimit.
Me dorën mbi Kushtetutë, Kingji u betua solemnisht se : “Do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, do t’i shërbej me ndershmëri vendit tim dhe do të mbroj interesat e Republikës së Shqipërisë.”
Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm oficerë madhorë të Forcave të Armatosura.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje