Shefi i policisë kufitare, Vasko Akoviç, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Sipas mediave në Mal të Zi, patriarku serb Porfirije ka hyrë në Mal të Zi pa u kontrolluar.
Këtë informacion e ka komentuar edhe kryetari i Komitetit Malazez të Helsinkit, Miodrag Vllahoviç, i cili ka respektoi Akoviç për vendimin e marrë.
“Kreu rajonal i policisë kufitare, Vasko Akoviç, ka dhënë sot dorëheqjen nga ajo pozitë për shkak se Patriarku i Kishës së Serbisë, Porfirije Periç, ka hyrë dhe ka dalë në Mal të Zi me të gjithë delegacionin pa asnjë kontroll dhe regjistrim. Respekt i madh për këtë njeri”, ka shkruar Vlahoviç në Twitter.
Dorëheqjen e Akoviçit e ka njoftoi në rrjetet sociale edhe motra e tij sipas Alsat.mk
“Vëllai im Vasko Akoviç dha dorëheqjen sot sepse kolegët e tij, të cilëve ai ishte shef, i punonin pas shpine dhe organizuan hyrjen e paligjshme të patriarkut në Mal të Zi pa procedurë zyrtare…“, ka thënë Marina Akoviç.
Në Mal të Zi të mërkurën u nënshkrua marrëveshja ndërmjet qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe në Podgoricë përfaqësuar respektivisht nga Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje