Bota

Rusi, ylli i basketbollit amerikan dënohet me 9 vjet burg për posedim droge

Gazeta Si – Ylli i basketbollit amerikan, Brittney Griner u dënua me 9 vjet, pasi u shpall fajtore për trafik droge nga gjykata në Khimki, në periferi të Moskës.

Prokurori kishte kërkuar 9 vite e gjysmë burg për basketbollisten, e cila u arrestua në shkurt me mbërritjen e saj në Moskë, pasi në bagazhin e saj iu gjet vaj kanabisi.

Reagimi i presidentit amerikan Joe Biden ishte i menjëhershëm. “Rusia po e ndalon Brittney Griner në mënyrë të padrejtë, – tha ai, duke komentuar dënimin. – Është e papranueshme dhe unë kërkoj që ajo të lirohet menjëherë”.

Në korrik, dy herë kampionja dy herë olimpike u deklarua fajtore, ndërsa theksoi se nuk kishte ndërmend të shkelte ligjin rus.

Në aktakuzën e tij, prokurori Nikolai Vlasenko kishte kërkuar nga gjykata “ta shpallte fajtore Grinerin dhe ta dënonte me nëntë vjet e gjashtë muaj burg”, përveç pagesës së një gjobe prej një milion rubla, e barabartë me rreth 16 mijë euro.

31-vjeçarja pretendoi se e kishte sjellë pa dashje lëndën në Rusi, ndërsa prokuroria besonte se ajo e kishte fshehur me vetëdije.

Historia e Griner është në fakt pjesë e një konflikti më të gjerë midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, si në lidhje me luftën në Ukrainë ashtu edhe me sanksionet ekonomike pasuese.

Dhe këtë e demonstron zbulimi i CNN, sipas të cilit Moska i ka propozuar Uashingtonit një “shkëmbim të burgosurish” për të liruar Grinerin.

Në këmbim të lirimit të basketbollistit dhe ish-marinistit Paul Whelan, Shtetet e Bashkuara duhej të lironin tregtarin e armëve Viktor Bout dhe ish-kolonelin e agjencisë ruse të inteligjencës së brendshme, Vadim Krasikov. Një kërkesë e cilësuar si problematike nga Uashingtoni, duke qenë se Krasikov është i ndaluar në Gjermani.

E konsideruar si një nga basketbollistet më të mira në botë, ajo u arrestua në shkurt me mbërritjen e saj në Moskë dhe akuzohet për posedim droge pasi në bagazhin e saj iu gjet vaj kanabisi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë