Të paktën 12 pasagjerë kanë humbur jetën dhe 34 mbetën të plagosur kur një autobus me targa polake doli nga autostrada kroate në afërsi të kryeqytetit Zagreb. Policia kroate dyshon se shoferin e ka zënë gjumi ndërsa ishte në drejtimin e mjetit.
Ky aksident i rëndë trafiku ndodhi në autostradën A4 Zagreb-Goriçan. Të paktën 12 persona vdiqën në vend, konfirmoi policia. Sipas informacioneve jozyrtare viktimat dhe të plagosurit janë transferuar në spitalet e Zagrebit.

Fatkeqësisht njëri prej të plagosurve ka ndërruar jetë pas tentimit për ta vendosur në reaminacion. Një nga pacientët ka një frakturë të rëndë në këmbë dhe aktualisht po i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal.
Një adoleshente u soll në spitalin e kryeqytetit kroat me mushkëritë, mëlçi të mavijosur dhe një shpretkë të lënduar, ndaj do t’i duhet t’i nënshtrohet po ashtu një operacioni. Tre pacientët e tjerë kanë fraktura, por nuk kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet, ndërsa në vendngjarje janë thirrur ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit.
Autobusi po lëvizte në një korsi me shpejtësi të kufizuar prej 40 km/h, por shoferi ka humbur kontrollin e mjetit ndërsa në zonë është krijuar një kolonë e gjatë automjetesh prej rreth 1 km.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje