Ilir Meta e krahason situatën aktuale të emigrimit të shqiptarëve me eksodin e madh të vitit 1991. Si shembull sjell të dhënat e publikuara nga një raport i inteligjencës britanike, sipas të cilit 40 për qind e emigrantëve ilegalë që kalojnë La Manshin janë shqiptarë.
“Pas 31 viteve nga këto pamje tronditëse dhe emocionuese të 8 gushtit 1991, kur rreth 20 mijë shqiptarë në bordin e anijes “Vlora” nisën udhëtimin drejt lirisë, për një jetë të re dhe një të ardhme më të mirë, eksodi i shqiptarëve vijon dhimbshëm. Edhe sot, 40 përqind e emigrantëve të paligjshëm që kalojnë La Manshin, duke rrezikuar jetën e tyre, janë shqiptarë”, deklaron kryetari i Partisë së Lirisë.
Zgjidhja ndaj shpopullimit Meta thotë se është vetëm një.
“Që drama e madhe e shpopullimit të marrë fund dhe shqiptarët të ankorojnë shpresën në Atdheun e tyre, duhet ndëshkuar kapja e shtetit, modeli korruptiv dhe kriminal që lë në varfëri shumicën e qytetarëve, për të pasuruar një pakicë”, shton ai.
Kryetari i Partisë së Lirisë e mbyll reagimin duke thënë se shqiptarët do ta ndërtojnë Europën në vendin e tyre kur sovrani të marrë në dorë fatet e veta.
“Referendumi, kryefjala e angazhimit madhor të Partisë së Lirisë”, shprehet Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje