Politike

Berisha, 2 kërkesa për qeverinë për biletat e transportit dhe naftën: Ndryshe do kesh revoltë  

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është drejtuar nga selia blu me dy kërkesa qeverisë.

“…PD kërkon vendosjen e menjëhershme të subvencionimit të plotë të të gjitha biletave të transportit urban dhe interurban në territorin e Shqipërisë.

Ky propozim i PD nuk është i pabazuar, por i bazuar te një seri vendesh evropiane.

Ju kujtoj këtu se në Gjermani, me një biletë mujore prej 9 eurosh, lëviz në mbarë vendin.

Së dyti, PD kërkon përgjysmimin e menjëherëshëm të taksimit të naftës, që me vlerën 1.1 euro është më i larti në botë.

Ai është shndërruar në faktor kryesor të çmimit stratosferik të kësaj lënde djegëse në Shqipëri.

Përgjysmimi i kësaj barre fiskale, do të shoqërohej me një ulje korresponduese po kaq të rëndësishme të çmimit të naftës.

Ata që mendojnë se arka do boshatiset, kjo nuk është e vërtetë.

Mjafton që qeveria të zhdoganojë naftën që kalon jashtë sistemit doganor në Shqipëri.

Nuk ka asnjë mundësi që nafta të jetë kontrabandë, veçse kur patronohet nga dora e zezë e qeverisë”, tha Berisha. Edhe pse i kishte kërkesat publike, Berisha u shpreh në të njëjtën kohë se ato nuk dfo të merren parasysh nga qeveria.

 “Unë jam i vetëdijshëm se Edi Rama me arrogancën e tij dhe vesin e tmerrshëm të vjedhjes dhe pasurimit duke vjedhur fondet dhe pasuritë publike, nuk merr dhe nuk do marrë parasysh këto kërkesa.

Por unë e garantoj se qytetarët shqiptarë, me revoltën e tyre të ardhshme, do vendosin për këto kërkesa dhe kërkesa të tjera të programit të emergjencës së PD, siç është indeksimi i çmimeve dhe masa të tjera shumë të rëndësishme”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë