Në Indi mbahet dita e fundit e Olimpiadës së Shahut, ku ekipi shqiptar përfaqësohet nga tetë shahistë, katër në ekipin e meshkujve dhe katër në atë të femrave.
Ekipi i meshkujve u përfaqësua nga Erald Dervishi, Llambi Pasko, Franc Ashiku, Dritan Mehmeti dhe Zino Veleshnja, ndërsa ai i femrave nga Eglantina Shabanaj, Rozana Gjergi, Klean Shuqja, Kler Caku dhe Eklea Omeri.
Shqipëria bëri një hapje pozitive të olimpiadës, kur të dyja ekipet morën pikët maksimale ndaj kundërshtarëve. Meshkujt fituan 4-0 ndaj Santa Luçia, ndërsa femrat morën po pikët maksimale ndaj Xhibutit.









Xhiro e dytë e olimpiadës ishte edhe pika më e ulët e skuadrës shqiptare. Meshkujt u përballën me Ukrainën, ndërsa femrat me Perunë. Të dyja ekipet patën përballë kundërshtarë me rankim 200 pikë më lartë në renditjen e FIDE-s dhe humbën 4 me 0.
Në xhiron e tretë vlen të përmendet fitorja e Eglantina Shabanajt ndaj argjentinases Marisa Zuriel, që në rankimin e FIDE-s renditet mbi 200 pikë më shumë se shahistja shqiptare.
Llambi Pasko barazoi në raundin e nëntë me Australianin Anton Smirnov, ndërsa për t’u përmendur edhe barazimi në xhiron e tetë i Klean Shuqjas me finlandezen Johanna Paasikangas, me një diferencë të madhe rankimi nga FIDE.
Olimpiada mbahet në Chennai të Indisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje